Striniç problem serioz, ja pse Milani bleu Laksalt

Problem për Milanin pa nisur sezoni: mbrojtësi kroat Ivan Striniç nuk mund të luajë, por as të stërvitet, për shkak të një problemi shëndetësor shumë serioz. Prej kohësh flitej për një dëmtim të mbrojtësit titullar të Kroacisë në Kupën e Botës, por sot Milani ka publikuar një deklaratë për mediat, ku informon se “Gjatë kontrolleve rutinë të tremujorit eshte zbuluar se Striniç vuan nga një ipertrofi fillestare në muskulin kardiak, që ka nevojë për analiza të thelluara, ndaj për momentin futbollisti duhet të qëndrojë pushim absolut”.

Kjo do të thotë se kroati mund të mungojë gjatë dhe kështu mund të shpjegohet blerja e mesfushorit uruguaian nga Xhenoa, Laksalt, i cili do të jetë një alternativë më shumë në krahun e majtë të mbrojtjes dhe mesfushës.

Striniç firmosi në fund të sezonit të shkuar për Milanin, duke lënë pas një sezon shumë problematik, por fakti që luajti shumë mirë në Kupën e Botës nuk la arsye për dyshime te klubi kuqezi, që vetëm tani ka zbuluar problemin serioz shëndetësor të mbrojtësit të majtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online