Strakosha fluturon me Lacion, Gjimshiti e Memushaj rikthehen te humbja

Lacio e ka nisur me goleada vitin, sepse pas fitores 5-2 në fushën e Spalit, sot ka mundur 5-1 Kievon. Ndryshimi i vetëm? Imobile shënoi 4 gola para dy javësh, por asnjë gol e asnjë asist sot. Ishte dita e mesfushorit Milinkoviç-Saviç, autor i dy golave, ndërsa në fund u fut edhe portugezi Nani, i cili dha asist dhe shënoi golin e fundit të ndeshjes.

Paraqitje mjaft e mirë edhe nga Strakosha (nota 6,5), si gjithnjë një garanci në portë, edhe pse shfaqi pak pasiguri në golin e pësuar, por evitoi një gol në fillim të pjesës së dytë dhe u tregua shumë i saktë edhe në goditjet e dënimit ekzekutuar nga Birsa.

Ndërkaq, Bolonja mundi keqas 3-0 Beneventon, që i kishte fituar dy ndeshjet e fundit. Gjimshiti e Memushaj ishin titullarë dhe dhanë sa mundën, duke u vlerësuar me notën 6, që nuk është aspak keq. Në vend të fundit, Benevento humbet terren, sepse Krotone fitoi pastër në Verona 3-0, ndërsa Arlind Ajeti qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online