Stërling me synime të qarta, tregon pse la Liverpulin për Sitin

Në vitin 2015 Rahem Stërling la Liverpu;in për t’u transferuar në “Etihad Stadium” për llogari të Mançetser Sitit. Në një intervistë për mediet angleze, 24-vjeçari tregon arsyen pse e la “Anfield Road”.
Përmes kësaj deklarate, anglezi na zbulon se është një djalosh me synime të qarta në karrierë. Gjithashtu dëshmon se është mjaft i aftë të “thumbojë” kundërshtarët.

Stërling është shprehur se u transferua në Mançester për të fituar Premier Ligën, diçka që nuk mund t’ja arrinte në Liverpul. Në fakt ky transferim rezultoi i frytshëm, pasi që nga ardhja e tij, “Qytetarët” kanë triumfuar dy herë në këtë kompeticion.

Ndoshta Premier Liga është e rëndësishme për të, por mund të themi edhe se prej ikjes nga Liverpuli, Stërling ka humbur “shijen” e të puthurit trofeun e Champions League.

“Që kur shkova në Liverpul mendova se nëse nuk e fitoj Premier Ligën deri në moshën 21-vjeçare, do të shikoj opsione të tjerë. Ashtu veprova dhe erdha te Siti, ku fitova titullin tim të parë”, u shpreh ylli i ekipit të Guardiolës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *