Kukësi-Skënderbeu matin forcat për të dytën herë këtë sezon. Një përballje plot rivalitet, që në vitet e fundit ka prodhuar rezultate nga të shumëllojshme. Shpesh ka pasur edhe polemika e ngacmime, ndërkohë që këtë sezon situata është disi më ndryshe.
Gjithsesi, nëse vëzhgon shifrat bie në sy fakti që në çdo aspekt këto dy ekipe janë të barabartë. Jo vetëm numri i fitoreve, barazimeve dhe humbjeve, por edhe golaverazhi. Te Kukësi do kërkojnë që pas së premtes situata të ndryshojë në favorin e tyre.
“Statistikat e përballjeve FK Kukësi-KF Skënderbeu: 27 ndeshje në Kategorinë Superiore, 10 fitore, 10 humbje, 7 barazime, 36gola të shënuar. Të dyja skuadrat regjistrojnë fitore, humbje, barazime si dhe numër të barabartë të golave të shënuara. Ditën e premte, në stadiumi ‘Kamëz’, pritet që të ndryshojnë statistikat ndërmjet këtyre dy skuadrave që kanë dominuar Kategorinë Superiore gjatë viteve të fundit”, shkruhet në faqen zyrtare të Kukësit në “Facebook”.