Ish-kapitenia rrëfen skandalin: Kërkonin seks në këmbim të formacionit!

Futbolli i femrave është specifik, po luhet gjithkund, diku më pak e diku më shumë, por po përhapet shumë. Ai zhvillohet dhe në Afganistan, një vend mes mijëra problemesh dhe pasigurish.

Sigurisht që vajzat e vendit aziatik e kanë shumë të vështirë të vrapojnë pas një topi. Pengesat janë të shumta: mentaliteti, kushtet, por duhen përmbushur dhe epshet seksuale të trajnerëve, drejtuesve të federatës, apo njerëzve me pushtet.

Një gjë e tillë është zbuluar nga Kalida Popal, 31-vjeçarja ka luajtur dhe ka qenë kapitene e kombëtares së Afganistanit. Prej vitit 2011 ka fituar të drejtën e azilit në Danimarkë, aty ku jeton dhe vazhdon “luftën” e saj duke denoncuar ngjarjet e hidhura të ndodhura dhe abuzimet seksuale kundrejt futbollisteve femra.

Popal tregon se nuk bëhet fjalë për një person, por për një sistem të ngritur, pjesë e së cilit është dhe Keramudin Karim, presidenti i federatës së Afganistanit. Popal tregon për “BBC” që para disa vitesh ka denoncuar federatën për sulme dhe abuzime ndaj vajzave, por, në vend që agresorët të dënoheshin, ata janë ngritur në detyrë.

Sipas saj seksi është përdorur si një formë presioni për të luajtur në ndeshje, ndërsa bëhet fjalë për njerëz me pushtet të lidhur me qeverinë. Fjalët e ish-kapitenes i kanë dhënë kurajë dhe disa futbollisteve të tjera të kombëtares, të cilat kanë konfirmuar faktin që kanë qenë pjesë e dhunës seksuale. “Më trego se sa e bukur je, sepse vetëm vajzat e bukura do të jenë pjesë e skuadrës”, është një nga shprehjet rutinë të drejtuesve të futbollit të Afganistanit kundrejt vajzave të ekipit kombëtar.

FIFA ka nisur një hetim për ngjarjet e ndodhura, ndërsa kjo çështje ka përfunduar dhe në parlamentin e vendit aziatik. Një gjë e tillë mori dhe vëmendjen e Ashraf Ganit, presidentit të vendit që u shpreh për ngjarjet e zbuluara si: “tronditje e thellë kombëtare”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online