Një studim statistikor i kryer nga CIES ka krahasuar 37 kompeticione të ndryshme me qëllimin për të përcaktuar kohën efektive të një ndeshje futbolli. Pavarësisht se ndeshja zyrtare zgjat 90 minuta, koha reale e zgjatjes së saj është shumë më pak. Vonesa, ndërrime, faulle dhe shumë shkaqe të tjera ndikojnë në uljen e ritmit të lojës.
Studimi interesant ka nxjerrë dhe rezultate të tilla. Mes 37 kampionateve kombëtare dhe Kupave të Europës, futbolli më efektiv luhet në… Suedi! “Allsvenskan” quhet superiorja suedeze dhe koha efektive e një ndeshje aty është 60.4 %. Asnjë kampionat, apo kompeticion tjetër nuk e kalon shifrën e 60% të lojës efektive, ndërsa podi kompletohet nga Eredivisie e Holandës me 58.6%.
Nga 5 kampionatet kryesore të Europës kryeson Bundesliga, që renditet në vendin e katërt, mbas kampionatit holandez me 58.5%, Seria A renditet e shtata me 57.8%, ndërsa Premier Liga renditet në vendin e 13-të (56.5%). Në vend të 15-të renditet Liga 1 e Francës (56.1%), ndërsa La Liga spanjolle renditet në vendin e 17-të (55.8%).
Pas kampionateve, CIES ka krahasuar dhe kohën efektive të ekipeve. Në vend të parë renditën belgët e Klub Bryzhit (66.2%), e dyta është Sundvalli i Suedisë (63.7%), ndërsa podi kompletohet nga gjermanët e Gladbahut (62.5%). Vendi i katërt shkon për Liverpulin e Klopit (62.2%). Në fund renditet ekipi portugez i Feirenses me vetëm (45.7%)
Nga klubet italiane, vendin e parë e mban Milani. Kuqezinjtë e Gatuzos zhvillojnë lojë efektive (61.2%), ndërsa në vend të fundit renditet Torino (53.2%).