Një futbollist nuk është e logjikshme që të luajë baste, pasi është vetë një aktor dhe mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë. Në Angli futbollistët e kanë të ndaluar rreptësisht jo vetëm që të luajën vetë, por dhe të japin informacione kofidenciale. Gjithsesi, Daniel Starrixh mund ta pësojë, pasi për të është hapur një hetim.
Sulmuesi i Liverpulit thuhet se ka dhënë një informacion që kishte të bënte me kalimin e tij te Interi në janarin e këtij viti. Në Angli është normale që të vësh bast edhe për transferimet e lojtarëve, por kur askush nuk e kishte menduar një kalim te zikaltrit, një person kishte luajtur plot 10.000 stërlina që sulmuesi do të zbarkonte në Itali. Pak ditë më vonë lajmi u publikua dhe lajmi se 29-vjeccari mund të shkonte te Interi, por në fund u postua te Uest Bromuicc.
Edhe pse basti nuk u arrit kjo u ka bërë përshtypje shumë kompanive të basteve, të cilat kanë sinjalizuar federatën dhe kjo ngjarje po merret nën hetim. Lojtari i Liverpulit i ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se nuk ka asnjë informacion për këtë çështje, por mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo situatë.