Starova-Partizani nuk ka mbaruar, klubi tenton ta kthejë

Sulejman Starova dhe Partizani, një lidhje tepër e fortë për t’u këputur kaq lehtë. Trajneri i Partizanit dha dorëheqjen dje, pas humbjes historike në Gjirokastër, ku Luftëtari i dha leksion futbolli një skuadre mediokre dhe apatike.

Trajneri i njohur mori përsipër barrën e humbjes, por në mbrëmje Olsi Rama deklaroi se klubi do të vendoste sot, pas takimit me Starovën, sepse nuk kishte komunikuar fare me trajnerin dhe dorëheqjen e kishte mësuar prej televizorit. Absurd më vete, por jemi mësuar.

Sot u zhvillua një mbledhje në ambientet e klubit dhe duket se është vendosur që të refuzohet dorëheqja e trajnerit. Starovës i është kërkuar të kthehet në drejtim dhe të spastrime skuadrën, pasi asnjë trajner nuk mund ta bëjë këtë gjë në pak javë punë, pa njohur askënd. Veton e ka vënë presidenti Gaz Dëmi dhe zor se Starova ia prish, pasi dihet që janë miq të vjetër.

Njoftim zyrtar nuk ka ende, por sot stërvitjen e ka drejtuar Klevis Dalipi dhe pritet me kuriozitet vendimi i Starovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online