Starova: Nuk ka rëndësi kush e mban shiritin. Titullin na e vodhën

Sulejman Starova nuk ka më një pozicion qendror te Partizani, por mbetet një personazh i rëndësishëm dhe ka ende një pozicion zyrtar në klubin e kuq, edhe pse nuk është më në vitrinë. Për “Supersport”, ish-trajneri i kuq ka komentuar ngjarjet e fundit te Partizani: “Nuk jam në rolin e tifozit, jam zyrtar i klubit. Kështu që sot jam për të mbështetur skuadrën, për të parë një lojë të bukur dhe sigurisht me tre pikët e para. Shiriti i kapitenit? Nuk jam i autorizuar për të thënë se si rrodhën ngjarjet pas dorëzimit. Megjithatë, e rëndësishme nuk është shiriti, por që Hoxha është në portë. Jam i sigurt se ai do të bëjë maksimumin”.

Flitet shumë se tashmë te Partizani është vendosur disiplinë, por ç’do të thotë kjo, duke e krahasuar me sezonet e fundit? “Lojtarët mund ta ankohen nga unë se i kam torturuar dhe i kam mbajtur gjithë kohën në grumbullim, këto gjëra i kam dëgjuar dhe në fund të fundit i kam bërë vetë, por këto të tjerat janë përralla, nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë, u befasova”.

Nuk mund të anashkalohet titulli i sezonit të fundit, pasi Starova këmbëngul se i takonte partizanit, por Ernest Gjoka i është përgjigjur se përderisa Partizani nuk e mundi në 4 përballje direkte Kukësin, është e kotë të ankohet. Tani Starova vazhdon betejën verbale: “I kam ftuar edhe në tryezë të rrumbullakët, bashkë me Dajën. E kam thënë dhe stërthënë se kampionatin na e vodhën vjet, kam shpjeguar arsyet, kishim kundër kreun e Federatës. Jemini është zhdukur se dha një penalti për ne për një ndeshje të dominuar në Gjirokastër. I kam thënë të gjitha në detaje, me gjithë respektin, kjo është përgjigja edhe për Nestin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online