Starova: Kemi mungesa, në korrik bëjmë merkato

Sulejman Starova ka besim te kualifikimi ndaj Botevit, por e pranon se rivali është cilësor dhe shanset për avancim janë të barabarta.

Trajneri i Partizanit nuk e fsheh që mungesat janë problem serioz, por pret merkato pas 1 korrikut: “Jemi pa 4-5 lojtarë titullarë duke përfshire edhe Malotën e dëmtuar pas operacionit. Janë gjëra që dihen, skuadra ka dy objektiva, të bëjë të pamundurën për të përballuar këtë tur të parë të Europa Ligës. Pastaj njëkohësisht koha është e bollshme për të plotësuar skuadrën. Nga data 1 fillon edhe merkato më e gjerë, e cila zgjat shumë”.

Analiza e rivalit: “Pas hedhjes së shortit u mblodh informacioni i nevojshëm dhe ky informacion nëpërmjet videove iu bë i qartë edhe skuadrës. Atë informacion që kam unë e ka edhe e gjithë skuadra, është një kundërshtar i fortë për ne. Objektivi ynë për t’u kualifikuar sigurisht që është i vështirë. Shpresojmë që me dëshirën dhe mundin, si dhe përgatitjen dyjavore të skuadrës, të bëjmë më të mirën në mënyrë që edhe pse kundërshtari është i fortë të realizojmë objektivin që kemi për të kaluar turin”.

Për Botevin: “Bëra konstatim se kush është kundërshtari, ne dihet që jemi të fortë. Kur them se kundërshtari është i fortë, nuk presupozon që Partizani është i dobët. Nëse doni përgjigje më konkrete, le të themi se kualifikimi është 50 me 50.

Shanset e kualifikimit: “Kur themi që kundërshtari është i fortë dhe premisat janë 50-50, do të thotë që skuadra duhet të jetë e kujdesshme. E kemi të gjithë të qartë formën dhe mënyrën e lojës, sigurisht duke i bërë thirrje edhe tifozëve, siç i kemi bërë, që duhet të jenë të durueshëm se është një skuadër e cila si karakteristikë kryesore është e gjitha që kur gjendet në zotërim të topit, merr pjesë në aspektin mbrojtës dhe janë shumë të shpejtë dhe të aftë në drejtim të kundërsulmit. E dini që në sfidat me dy takime, skuadra nuk duhet të pësojë gol dhe të bëjë më shumë gola. Sigurisht, pas takimit të parë mund të flitet edhe më ndryshe pastaj, por janë të lidhura bashkë, janë dy ndeshje që përcaktojnë kush vazhdon rrugën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online