Starova jep verdiktin: Kukësi nuk ka më shanse!

Ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka qenë pjesë e Rubrikës Sportive në RTSH dhe natyrisht ka komentuar fitoren e Partizanit ndaj Kukësit, duke u treguar i prerë në lidhje me shanset e Kukësit për të rikapur kreun: “Kukësi nuk i kap dot më këto dy skuadra. Kukësi ka bërë shumë ndryshime. Janë marrë disa lojtarë. Musolli, më kryesori, pasi rrit ekuilibrin, mungon. Nuk shoh asnjë lojtarë të ketë cilësi më të shpejta.

“Kukësi dhe Partizani kanë diferenca të mëdha. Trashi dhe Ibrahimi i futën në xhep sulmuesit anësorë. Rexhinaldo kthehej shumë pas për të marrë topin, atje nuk ka rrezik. Mbrojtësit e Kukësit nuk i kanë cilësitë të mbulojnë sulmuesit e Partizanit. Janë njëri më i ngathtë se tjetri. Cuculi nuk është i shpejtë, Shameti ka fituar duele në kufi, me shpirt nëpër dhëmbë. Partizanit i falet që lëshoi terren, pasi u lodh”.

“Goli i Malës? Nuk është rast individual, ka qenë golashënues. Problemi është se janë lojtarë të lëvizshëm. Ata mbrojnë me 10 lojtarë dhe kanë një tranzicion pozitiv. Partizani dhe Skënderbeu dallojnë nga ekipet e tjera. Organizohen mirë. Nuk ke pse bën presion lart, sepse është humbje kohe. Nuk fitohet dot më 4-0, 5-0”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online