Përfundimi është ende larg dhe realisht vera e ardhshme është synimi madhor për mbylljen e punimeve, por Partizani është në rrugën e duhur me komplekdin e ri.
Klubi i kuq ka publikuar disa foto nga ecuria e punimeve dhe duket qartë se punët kanë avancuar ndjeshëm, aq sa një tribunë është ngritur.
Natyrisht, ka ende shumë punë, por zakonisht pjesa më e ndërlikuar janë punimet në themel dhe tashmë po ngrihen tribunat e stadiumit, përveçse po punohet në ndërtesat e tjera.