Sportistët e famshëm nuk gëzojnë reputacionin si njerëzit më besnikë në marrëdhëniet bashkëshortore. Paraqitja dhe sidomos fama e madhe dhe milionat që vijnë me prej saj, bëjnë atletët elitarë në planet të jenë objekt interesi për shumë femra joshëse.
Megjithatë, ndodh dhe e kundërta. Historia njeh plot raste ku partneret e sportistëve të ndryshëm kanë tradhtuar në kurriz të bashkëshortëve. Në listën e mëposhtme keni disa nga atletët e njohur që kanë pësuar këtë eksperiencë krejt të pakëndshme
Kevin De Brujn – Karolin Lijnen, “ish” e dashura e Kevin De Brujn ka pranuar tradhtinë ndaj mesfushorit belg. E dashura e mesfushorit u përfshi në një lidhje me portierin e njohur Tibo Kurtua. Në intervistën ku tregoi këtë sekret të jetës së saj, Lijnen tha këtë veprim e bëri si një formë hakmarrje, pasi pak javë më parë ajo mori vesh se De Brujn e tradhtonte prej kohësh me një prej shoqeve të saj më të ngushta.
Vladimir Kliçko – Në vitin 2009 Vladimir Kliçko filloi një lidhje romantike me aktoren 20-vjeçare Hajden Panëtier. Çifti pati një fëmijë në vitin 2014 dhe gjithçka dukej perfekte, derisa pak muaj më parë ukrainasi zbuloi se aktorja e famshme amerikane e tradhtonte prej vitesh. Divorci erdhi menjëherë dhe Kliçko arriti të siguronte kujdestarinë e vajzës së çiftit pas një procesi të gjatë gjyqësor. Paraqitje, zgjuarsi dhe para pafund, nëse e pëson Vladimir Kliçko, atëherë askush nuk është sigurt.
Majk Tajson – Mbetemi te boksierët. Majk Tajson është ndër ata njerëz që nuk mban sekrete. Amerikani e kujton shpesh në interviste tradhtinë e nga “ish” e dashura. Në fund të viteve 80-të, ish-boksieri i famshëm u trondit kur pa në shtëpinë e të dashurës së tij, Robin Givers, një djalosh të ri të quajtur Bred Pit, asokohe një aktor mesatar, shumë larg statusit prej “superstar” që gëzon gjatë ditëve të sotme. Normalisht Pit nuk doli pa pasoja nga kjo ngjarje, por asgjë serioze. Mund të thuhet se Pit është një njeri me fat, pasi një Majk Tajson i nevrikosur në kulmin e formës fizike do ishte një makth për këdo.
Kristian Lel (2 herë) – Ish-futbollisti i Bajernit të Mynihut Kristian Lel është sportisti që e ka pësuar më keq nga të gjithë. Në vitin 2010 Lel akuzoi legjendën gjermane Mikale Balak për një lidhje jashtëmartesore me të dashurën e tij Daniela. Madje Kristian Lel zbuloi se Daniela kishe mbetur shtatzënë nga kjo marrëdhënie. Gjithsesi për habinë e të gjithë asnjëra palë nuk vuajti pasoja nga kjo ngjarje. Martesa e Balak vazhdoi normalisht, ndërsa Kristian Lel e fali të dashurën e tij. Megjithatë, historia bëhet akome dhe më e çuditshme 2 vite më vonë kur mediet gjermane zbulojnë disa mesazhe midis Danielës dhe futbollistit të njohur gjerman, Mesut Ozil, përsëri Lel nuk e vrau shumë mendjen, duke preferuar të mos prishë martesën me modelen gjermane. Ndoshta Lel është njeriu më me faj në këtë histori.