Engin Firat, drejtori sportiv i Vllaznisë, ka dhënë një intervistë për RTSH Sport dhe ka zbuluar se në verë mund të ketë një sponsor nga Katari për shkodranët. Fillimisht ai ka folur për atë që po ndodh me ekipin në kampionat dhe duke analizuar faktet thekson se gjërat po ecin mirë.
“Po ta marrim nga fillimi, është OK. E nisëm vonë punën. Skuadrat e tjera kishin mbyllur merkaton dhe po stërviteshin. Jam i kënaqur me këtë fazë të parë. Duhet të luajmë një futboll më të mirë dhe e pranoj se duhet të përmirësojmë në këtë pikë”.
“Për trajnerin nuk ishte lehtë. Pati vetëm 3 javë e gjysmë për të përgatitur ekipin. Problem është edhe fakti që lojtarët nuk janë mësuar të luajnë për fitore e me sulme të gjera. Ishin mësuar me kundërsulme kohët e fundit. Lika po punon mirë dhe ka eksperiencë. Duhen rezultate dhe ka shumë presion. E kemi detyrim të fitojmë dhe të shpallemi kampionë”, ka thënë mes të tjerash Firat.
“Merkato? Është normale ta përmirësojmë skuadrën. Nuk synojmë vetëm për këtë vit, por edhe për më pas. Kërkojmë gjithmonë të përforcohemi dhe kjo është normale”, shtoi drejtori sportiv i Vllaznisë. më tel ai foli edhe për projektet e tjera.
“Është e vështirë të punosh këtu në lidhje me marketingun. Bëmë disa plane, i pari që ta mbyllim sezonin sa më mirë. Njëri projekt është që të jetë i pavarur. Për këtë të duhet themeli i pari, pavarësia. Nuk janë të shumtë njerëzit që kanë një vizion për të ardhmen. Po punojmë me një akademi në Nigeri, do marrim të parët atje atje. Duhen marrë lojtarë dhe duhen shitur, nga jashtë apo nga kudo. Projekti i dytë është baraspeshimi i financave. Në Katar janë të interesuar, u shpjeguam vendin. Është vend i gjelbërt, një vend i mirë dhe mysliman. Kemi vendosur një pikë kontakti. Kemi bërë një marrëveshje me një klub atje. Në verë mund të kemi një sponsor nga Katari”.