Një skandal ka prekur futbollin portugez. “Armiqësia” dhe rivaliteti mes Portos dhe Benfikës dihet, por klubi i shqiponjave ka denoncuar presidentin e Portos, Horge Pinto Da Kosta, për vjedhje informacioni dhe dhunim të “emaile”-eve private të rivalëve historikë.
Kreu i Portos bashkë me gjashtë zyrtarë të tjerë të klubit janë denoncuar ditën e premte, duke iu përgjigjur pyetjeve të autoriteteve portugeze.
Kjo gjë u zbulua nga Françisko Markuez, drejtori i komunikimit të Portos (një nga të akuzuarit), i cili ka zbuluar përmbajtjen e disa “email”-eve të brendshëm të Benfikës në librin e tij, ndërsa në një program televiziv, ai ka pretenduar ekzistencën e “një sistemi korruptimi arbitrar, që synon favorizimin e Benfikës”. Çështja po hetohet me drejtuesit e klubit të Portos, të cilët rrezikojnë shumë, nëse akuzat vërtetohen.