Spektakolare, Halep shkatërron Serenën dhe rishkruan historinë!

Simona Halep është fituese e turneut të Wimbledon, pasi ka mposhtur në finalen e sotme amerikanen legjendare Serena Williams, me rezultatin e pastër 2-0 (6-2, 6-2). Një paraqitje perfekte nga tenistja 27-vjeçare, e cila rishkruan historinë, sepse është e para rumune që triumfon në turneun britanik.

Fiturse e French Open vitin e shkuar, Halep e nisi turneun si numri 7 në renditjen botërore, por tashmë rikthehet në majë, aty ku ishte vjeshtën e shkuar.

Ndërkaq, për Serena Williams duket fundi i ciklit, sepse në moshën 37-vjeçare është koha ndoshta të ndalet, edhe pse vazhdon të luajë në nivele të larta. Në finale amerikania ishte dukshëm inferiore, duke vuajtur jashtëzakonisht shpejtësinë dhe forcën e Halep.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online