E FUNDIT: Interi i jep fund, e çon Ikardin në shtëpi!

Interi dhe Ikardi i kanë ndarë rrugët mes tyre dhe këtë e tregon vendimi i fundit, i marrë në bashkëpunim mes palëve. Sulmuesi argjentinas, sikurse raporton vetë faqja zyrtare e klubit zikaltër, ka lënë kampingun stërvitor në Zvicër dhe është rikthyer në Milano.

“Mauro Ikardi do të rikthehet sot në Milano, duke lënë kampin stërvitor në Lugano. Klubi dhe sulmuesi argjentinas e kanë marrë këtë vendim me marrëveshje të përbashkët. Ikardi do të vijojë procesin e gjetjes dhe ruajtjes së formës atletike në ditët e ardhshme dhe nuk do të marrë pjesë në Truneun Veror në Azi”, njofton klubi i Interit.

Dëshira e sulmuesit argjentinas është të firmosë me Juventusin, ndërkohë që një ofertë për shërbimet e tij i ka bërë edhe Napoli. Shitja e Ikardit është thjesht çështje kohe dhe pasuesi i tij tek Interi do të jetë Romelo Lukaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online