Mbrëmjen e nesërme Inter dhe Milan do të përplasin “brirët” në “San Siro”, në një ndeshje të vlefshme për javën e nëntë të Serisë A. Të dy ekipet e Milanos vijnë në këtë ndeshje me një moral të lartë, sidomos zikaltrit që vijnë pas gjashtë fitoreve radhazi mes kampionatit dhe Champons. Pikërisht tekniku i zikaltërve Luçiano Spaleti ka folur në konferencën e zakonshme përpara ndeshjes, duke motivuar lojtarët e tij dhe duke shprehur besim për sa i përket sfidës.
NDESHJA E NESËRME – “Këtë javë nuk kemi menduar për Barcelonën apo për kampionatin. Kemi menduar vetëm për derbin, sepse është pikërisht dhe ndeshja, që do të na tregojë se sa vlejmë. Në këtë ndeshje është thelbësore që mos pushtohemi nga stresi dhe të bëjmë gjëra të mëdha, të kemi intensitet, gjithashtu dhe të jemi të fortë në duelet një kundër një. Kjo ndeshje këtë gjë kërkon.”
DERBI – “Unë nuk kam frikë nga askush dhe kurrë nuk do të heq dorë nga kërkesa ndaj lojtarëve të mi për gjëra të mëdha. Ne kemi një etikë dhe një profesionalizëm që fshin çdo frikë. Kur dikush e bën punën e tij me ndjenjë dhe është i bindur në atë që bën, nuk ka vend për të pasur frikë. Pastaj ne duam ta luajmë hapur në këtë derbi sepse do të ketë shumë Interistë brenda stadiumit, të cilët do na motivojnë gjithë kohën. Nëse doni të jeni pjesë e historisë së Interit dhe jo vetëm të qëndroni atje gjatë kohëzgjatjes së kontratës, shkoni këtë nga kjo ndeshje. Kontratat bëjnë që ju të qëndroni këtu për vitet në të cilat jeni pjesë e marrëveshjes që keni firmosur, por nëse fitoni ju jeni në histori.”
EKIPI DHE GATUZO – “Me kalimin e javëve kam kuptuar se ekipi im ka rritur mentalitetin, lojën, karakterin dhe se ka ende për të përmirësuar. Ne jemi të plotë për ndeshjen dhe kam të gjithë lojtarët në dispozicion, kështu që unë jam në rregull. Më duhet ta përgëzoj Gatuzon për mënyrën se si luan ekipi i tij. Ai është një trajner i ri, të cilin e respektoj. Ai po tregon një mënyrë të re për të luajtur lojën e tij të ekipit. Në Itali ka shumë trajnerë të rinj të mirë.”
IKARDI-HIGUAIN – “Janë dy lojtarë që të lënë me gojë hapur për ndeshjet që ata luajnë. Një ka ndoshta disa karakteristika të ndryshme nga tjetri, por të dy janë themelore për zhvillimin e lojës së ekipeve të tyre. Më bëjnë që të qesh ata që thonë se Ikardi nuk është shumë teknik, gjithsesi nga pikëpamja ime është e lehtë të zgjedhësh. Sepse një është interist dhe unë zgjedh interistin. Nga Ikardi nuk duhet të kërkojmë asgjë, e lëmë sikur të ishte perfekt për ne. Ka gjëra që të gjithë njerëzit do të përpiqen t’i përmirësojnë. Më mirë le të jetë ashtu siç është, sepse më përshtatet dhe kështu”, përfundoi trajneri i Interit.