Spaleti me “dhimbje koke”, konfirmohet mungesa e madhe ndaj Romës

Interi do të luajë mbrëmjen e nesërme një sfidë mjaft delikate në “Olimpico” ndaj Romës, teksa vjen pas një humbje në Champions, që e ka vënë në pikëpyetje ecurinë e tyre në kompeticionin më prestigjioz për klube.

Pikërisht në ndeshjen e luajtur në mesjavë ndaj Totenhem, një nga lojtarët më të rëndësishëm të zikaltërve pësoi një dëmtim dhe tashmë nuk do të jetë i gatshëm trajnerin Spaleti në ndeshjen e nesërme. Bëhet fjalë për Raxha Naingolan, i cili do të rikthehej në kryeqytetin italian, por këtë herë si kundërshtar.
Një mungesë me mjaft peshë kjo për Interin, duke parë rëndësinë e ndeshjes. Gjithsesi, për zikaltrit ka dhe një lajm të mirë, ku Vërsaljko do të jetë i gatshëm për ekipin dhe e ka lënë pas dëmtimin që ka pasur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *