Luçiano Spaleti ka marrë vesh një lajm të keq përpara sfidës kundër Lacios, që zhvillohet të dielën në mbrëmje në “San Siro”. Stefan De Vrij ka probleme muskulore dhe ekzaminimet mjekësore kanë vërtetuar diçka të tillë, duke përcaktuar dhe kohën e rikuperimit të mbrojtësit holandez.
27-vjeçarit do i duhet të qëndrojë pushim nga 10 deri në 20 ditë. De Vrij do të humbasë sfidën kundër ish-ekipit të tij (i ka humbur të gjitha sfidat e këtij sezoni kundër Lacios), por dhe ato kundër Xhenoas dhe Atalantës, ndërsa Spaleti dhe tifozët shpresojnë në një rikuperim sa më të shpejtë të tij.