Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, ka folur sot nga Bruniko, ku Interi ka nisur fazën përgatitore. Natyrisht, në qendër të vëmendjes është merkatoja, që ende nuk po dhuron krisma.
“Dikush është më mirë që të shkojë të luajë në ndonjë vend tjetër sepse prej vitesh nuk jep aq sa duhet. Ndonjë tjetër do ta marrim për të përforcuar skuadrën. Borha Valero? Në këtë moment drejtuesit sportivë lënë të gjithë fletëpalosje, për të ndjekur pistat e duhura, kurse ju ndiqni thashethemet. Brozoviç ka cilësi të dukshme. Është i fortë si shumë të tjerë, nëse qëndron do të varet nga ai. Auzilio thotë se nuk duhet të shpenzosh në merkato shumë nëse ke trajner të mirë? Mua më janë premtuar disa gjëra, nëse nuk do të mbahen këto premtime, unë do vij këtu dhe do ta them. Premtimet duhet t’i mbash nëse i jep, disa lojtarë do të blihen. Nuk jam më i mirë se ata që kanë qenë këtu përpara meje”.
MILANI – Ndërsa, për Milanin që ka bërë më shumë blerje të rëndësishme se zikaltërit, thotë: “Vitet e shkuara janë bërë blerje, por nuk është përmirësuar kushedi se çfarë. Varet nga blerjet që do të bëhen. Për këtë, garancia e Milanit dhe e Montelës, një trajner i mirë, një person i mirë, tashmë ka eksperiencën që e ka ndërtuar në fushë dhe ka arritur shumë rezultate të mira. Do të jetë një kundërshtar i vështirë, por jo sepse ka bërë blerje. Luhet 11 me 11 dhe e rëndësishme do të jetë se çfarë do të bëjnë ata të 11 në fushë”.
SHANSI I FUNDIT – “Kam një kontratë dyvjeçare, por nëse nuk bëj mirë këtë vit, viti i ardhshëm vlen pak. Nuk kam firmosur një kontratë katërvjeçare. Nëse pranon dy vite, i dyti varet nga i pari. Këtu ka lojtarë që kanë parë 5-6 trajnerë të vijnë e të ikin. Nuk ia tregojnë më askujt, është edhe faji i tyre që nuk kanë arritur rezultate, kjo është mundësia e fundit që ne kemi. Dhe jo vetëm për mua, por edhe për disa drejtues dhe shumë njerëz të Interi. Duhet ta dinë këtë”.