Spaleti: Ishim skuadra më e mirë, Naingolan? Do të na mungojë për disa kohë

0

Luçiano Spaleti nuk i ka kursyer komplimentet për skuadrën e tij pas triumfit me rezultatin 1-0 në derbin ndaj Milanit, që është dhe fitorja e shtatë radhazi për zikaltrit. Tekniku toskan u shpreh se djemtë e tij e merituan plotësisht fitoren, si dhe përmendi edhe dëmtimin e mesfushorit belg Naingolan…

“Donim të shënonim më herët. Perfekte do ishte nëse do shënonim gol dhe më pas do merreshim me kontrollimin e lojës. Është e qartë që e meritonim këtë fitore. Luajtëm nga fillimi deri në fund, prandaj i meritojmë të gjitha komplimentet, për faktin e thjeshtë se ne ishim më mirë se kundërshtari”.

DËMTIMI I NAINGOLANIT – “Ka thyer kaviljen. Për shkallën e plotë të dëmtimit duhet të presim analizat që do të kryejë në spital. Është e qartë që do të na mungojë për disa kohë”, përfundoi Spaleti.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.