Interi triumfoi në derbi dhe u duk se sezoni mori për mbarë, por kundër Lacios në San Siro erdhi një humbje e rëndë, që kthen pesimizmin në kampin zikaltër dhe fut fuqishëm në garë për Champions lacialët.
Pas ndeshjes trajneri i Interit Luçiano Spaleti foli për Sky Sport, ku natyrisht nuk e fshehu zhgënjimin: “Humbje e rëndë, ndaj një rivali direkt. Një ndeshje që e luajtëm mirë për periudha të gjata, por nuk patëm fat sepse pësuam gol që në fillim dhe më pas Lacio doli në lojën që donte”.
Natyrisht, mediat e kanë mendjen te çështja Ikardi: “Juve ju zbavit kjo histori, por mua nuk ma heq fare qetësinë. Duhet të luajnë të tjerët, për mënyrën si është sjellur, pastaj ju bëni filma, puna juaj. Ngjarjet janë të qarta, është e drejtë të luajnë të tjerët në këtë moment,e dhe pse Ikardi mund të luante 45 minuta për mua. Megjithatë, duhet besueshmëri në dhomat e zhveshjes, të kesh besimin e grupit. Unë kam patur besimin e çdo grupi ku kam punuar, për 22 vite, janë lojtarët me të cilët kam punuar ata që e tregojnë historinë time, jo ju, që kërkoni dhe publikoni çfarë ju teket.
“Interi nuk shkonte në Champions prej 6 vitesh, apo gabohem? Dhe Ikardi aty ishte. Sa ndeshje kemi humbur me Ikardin në fushë? Të ndërhysh që Ikardi të luajë është diçka poshtëruese, për gjithë interistët. Çdo të thotë të bisedosh, të bësh tratativa për të grumbulluar dikë? Çfarë të bëj, të dërgoj 20 e-maile për të thënë nëse grumbullohet dikush apo jo? Tratativat i shihni ju, shkoni e thojani një tifozi interist që një lojtar duhet lutur që të luajë. Unë kam nevojë që të luajnë të tjerët, pastaj ai do kthehet në grup dhe nëse vazhdon të sillet si ka bërë deri tani….
“Messi e Kristiano bëjnë diferencën, ndoshgta edhe pak të tjerë. Është disiplina forca e vërtetë e skuadrës, kundrejt vetes dhe ambientit ku punon. Pastaj tensionin Interit ia rritin gjithnjë, sepse i hidhen sipër dhe i bëjnë gjëra që ky klub nuk i meriton”.