Heung-min Son është kthyer në emblemën e stadiumit të ri të Totenhemit, sepse ka shënuar aty golin e parë në Premier Ligë dhe sot shënoi edhe golin e parë shënuar ndonjëherë në Champions League.
Koreano-jugori foli pas ndeshjes së fituan 1-0 ndaj Mançester Sitit, me golin e tij: “Nuk dorëzohemi kurrë, luftojmë për 90 minuta. E merituam fitoren, ishim më të saktë se Siti. Më pëlqen shumë ky stadium, është fantastike të luaj këtu, jam mirënjohës për mundësinë që më është dhënë duke luajtur këtu”.
LLORIS – Portieri francez Hugo Lloris ishte fenomenal, duke pritur penalltinë e Agueros në fillim të ndeshjes dhe duke i dhënë një motivim shtesë Totenhemit. Pas ndeshjes ai deklaroi: “Fitore e madhe, ushtruam presion deri në fund. Paraqitje e bukur dhe fitore e merituar.
“Dëmtimi i Herri Kejnit? Le të shpresojmë të mos jetë diçka e rëndë, nuk e di. Penalltia me VAR? Nuk e pashë, por është pjesë e lojës, duhet ta pranojmë. Për fat, nuk pësuam gol dhe kjo na shtoi energjitë“.