Mbrëmjen e sotme do të jetë përsëri e mbushur me emocione, pasi në fushë zbresin dhe një herë yjet e Champions League. Padyshim, të gjithë sytë do të jenë në “Parc des princes”, ku do të luhet përballja mes PSG dhe Manchester United.
Kur na ndajnë dhe pak nga sfida, janë bërë me dije formacionet zyrtare të të dy ekipeve, ku me shumë interes pritej ai i Junajtid, kjo dhe për shkak të mungesave të mëdha që “djajtë e kuq” kishin. Pol Pogba, Aleksis Sançez, Antoni Martial apo Xhesi Lingard janë vetëm disa nga të munguarit.
Solskjaer ka zgjedhur një skemë të pazakontë për të tijtë, ku në mbrojtje rreshtohet me tre. Erik Bejli, Kris Smolling e Viktor Lindelof. Nga krahët do të veprojnë të zakonshmit, Eshli Jang e Luk Shou, të cilët do të kenë detyra si mbrojtëse, po ashtu edhe sulmuese. Në qendër do të jetë treshja e përbërë nga MekTominej, Andreas Pereira dhe Fred, teksa në sulm veprojnë Rashford e Lukaku.
Here’s your #MUFC starting XI for tonight’s game… #UCL
— Manchester United (@ManUtd) March 6, 2019
Nga ana tjetër, Tomas Tuhel i ka besuar pak a shumë të njëjtit formacion që luajti dhe në “Old Traford”, me Di Maria Mbape e Dani Alvesh më të avancuar në sulm. Lajm i mirë për trajnerin gjerman është edhe rikthimi i Edinson Kavanit, i cili do të jetë i gatshëm në stol.
Le onze de départ ? @ManUtd ? #PSGMU
?? #AllezParis pic.twitter.com/rLi5QF6JDf
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) March 6, 2019