Solskjaer nuk mund të banojë në shtëpinë e tij, “fajin” e ka… Van Dijk!

Shkarkimi i Zhoze Murinjos në dhjetor bëri që drejtuesit e Mançester Junajtid t’I besonin stolin Ole Gunar Solskjaerit. Norvegjezi e nisi me entuziazëm aventurën si trajneri i ekipit ku arriti shumë suksese si futbollist, pavarësisht se u zgjodh provizorisht si trajner.

Ai po bën një punë fantastike me ekipin dhe së shpejti pritet të vijë konfirmimi në krye të “Djajve të Kuq”. Gjatë kësaj kohe Solskjaer ka qëndruar në hotelin “Lowry”, aty ku banonte dhe trajneri portugez.

Në ndryshim nga Murinjo, i cili qëndroi deri në fund të eksperiencës së tij në hotelin e famshëm, norvegjezi ka vendosur të s’postohet në një shtëpi. Ai zotëron një të tillë në Mançester, por nuk mund të banojë në të! Siç raporton “The Sun”, trajneri i Djajve nxorri në shitje shtëpinë që zotëronte që kur ishte futbollist i Junajtid.

Askush nuk vendosi ta blinte pronën e tij, derisa Virxhil Van Dijk vendosi ta marrë me qera. Mbrojtësi i Liverpulit, ekipit “armik” të Mançester Junajtid, u dashurua menjëherë me shtëpinë e Solskjaerit dhe vendosi ta merrtë me qera.

Prona i përket Oles dhe familjes së tij që nga koha kur ai luante me Mançesterin. Kur u largua, ai e nxorri shtëpinë në shitje. Askush nuk po e blinte, ndërkohë që erdhi një ofertë për ta marrë me qera. Ishte Van Dijk, i cili sapo kishjte firmosur me Liverpulin. Holandezi pa shtëpinë dhe u dashurua me të. Ole ndoshta nuk e ka menduar kurrë që do vinte dita që të rikthehej në Mançester dhe është me të vërtetë ironike fakti që ai nuk mund të banojë aty”, sqaron një burim i gazetës angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online