Solskjaer habit: Kujdes nga Siti, ka një taktikë të pistë!

Sot në mbrëmje sytë janë në Old Trafford, aty ku do të luhet derbi i madh i Mançesterit, një betejë “për jetë a vdekje”, ku Junajtid kërkon të qëndrojë në garë për vendin e katërt dhe Siri kërkon 3 pikët që do afronin jashtëzakonisht titullin.

Në prag të derbit trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer, ka lëshuar një deklaratë të çuditshme, duke ngacmuar rivalët e qytetit.

“Natyrisht do të ketë pasoja, do të bëj ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Evertonit, ku plani ynë nuk funksionoi dhe kundërshtari na mposhti edhe në aspektin fizik. Duhet të bëjmë shumë kujdes, sepse Siti luan futboll agresiv dhe lojtarët e tyre ushtrojnë presion në mesfushën kundërshtare, duke shkaktuar shpesh faulle që aty, duke e ditur se në raste të tilla rrallë jepet kartoni i verdhë.

“Duhet të luajmë shpejt, pa e mbajtur gjatë topin, për të evituar kontaktin fizik”.

Solskjaer foli edhe për të ardhmen, duke konfirmuar se lojtarët kanë edhe pak kohë për të treguar se vlejnë: “Si lojtarë ata që kemi janë shumë cilësorë, por nëse nuk e tregojnë është e kotë. Në verë do të ketë ndryshime të mëdha, por natyrisht nuk ka mbaruar ende sezoni. Ndoshta do të më tregojnë se nuk na nevojitet spastrim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online