Solskjaer divorc me Molden, firma me Junajtid formalitet

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tashmë është zyrtare: Solskjaer ka ndërprerë kontratën me skuadrën norvegjeze të Moldes. Trajneri i “Djajve të Kuq” ka rikthyer Mançester Junajtid në elitën e futbollit, pasi Murinjo e la në një situatë aspak pozitive.

Rekorde, fitore të shumta, lojë e bukur dhe gola spektakolarë: Ky është Mançester Junajtid i Ole Gunar Solskjaer, të cilit me shumë gjasa do t’i besohet stoli me kohë të plotë. Kualifikimi përballë PSG-së ishte qershia mbi tortë për të besuarit e Solskjaer, që duken të rilindur në vitin 2019.

Për të siguruar firmën e Solskjaer, Junajtid tashmë nuk duhet të paguajë asgjë, pasi trajneri norvegjez është pa kontratë. Me shumë gjasa, Solskjaer do të jetë trajner i “Djajve të Kuq” edhe sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *