Solari nuk dorëzohet: Kemi ende objektiva!

Santiago Solari nuk e ka dhënë dorëheqjen si trajner i Real Madridit, pas humbjes së rëndë ndaj Ajaksit.

Eliminimi nga Champions League ka shënuar fundin e një sezoni të deshtuar për madrilenët, por trajneri argjentinas është justifikuar pas disfatës në Bernabeu.

“Jemi të trishtuar, na vjen keq për tifozët. Ishte një mbrëmje ters.

“Pse dështuam? Ka shumë arsye, gjithçka ishte kundër nesh. Nuk është justifikim, por nuk na eci asgjë”.

Natyrisht, Solari pret vendimin e klubit, sepse në rastin më të keq do paguhet deri në fund të kontratës nëse e pushojnë nga puna. Gjithsesi, trajneri e shpjegon kështu vendimin për të mos dhënë dorëheqjen: “Nuk e mora drejtimin në një moment aq të vështirë për t’u larguar menjëherë në momente të vështira. Kampionati nuk ka mbaruar, duhet të shpresojmë deri në fund, si profesionistë”.

Mungoi shumë Sergio Ramos: “Pa folur keq për askënd, është e qartë që kapiteni na mungoi jashtëzakonisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online