Santiago Solari ka marrë përkohësisht drejtimin e Real Madridit, pas largimit të Lopeteguit, por në konferencën e parë për shtyp, në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit, kundër Melijas modeste (të mërkurën në mbrëmje), ish-futbollisti i famshëm bëri një gafë të vogël.
Batuta e vetme që bëri xhiron e mediave ishte: “Do shkojmë në Melija të tregojmë koqet”, një mënyrë figurative për të thënë që Reali do bëhej “burrë” dhe do tregonte sa vlen.
Unión Deportiva Melija, që nuk është Barcelona dhe nuk e meriton që të trajtohet kështu, ka reaguar me një postim plot humor në Twitter: “Atëherë ne do nxjerrim 22 koqe, mister!”.
Nosotros le echaremos 22, míster ??#BuenViaje?? https://t.co/OTZKB4AMmG
— Unión Deportiva Melilla (@UDMelilla) October 30, 2018