Solari: E dhimbshme të eliminohesh kështu

Santiago Hernán Solari nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen e thellë ndaj Barcelonës në kthimin e gjysmëfinaleve për Kupën e Mbretit, duke e pranuar se Real Madridi në këtë moment nuk ka forcë për të shënuar me lehtësi, si në të shkuarën. 

REZULTATI – “Në futboll duhen gola dhe forcë, Barcelona e pati, ne jo. Patëm raste për gol, duhej të shënonim, sepse krijuam plot lojë e raste, por nuk shënuam dhe pësuam një humbje të merituar. Duhet të punojmë për ta gjetur më lehtë golin”.

PJESA E PARË – “Duhet të vazhdojmë në rrugën që na çon te fitorja, te origjinaliteti, rregulli, fantazia… Sot u mundëm, por ramë me nder, ndaj kthehemi të trishtuar në shtëpi. Dhamë gjithçka, dominuam në 45 minuta, kjo e bën të dhimbshëm këtë rezultat“. 

EL CLASICO NË KAMPIONAT – “Tani do të pushojmë, ka kohë për të folur për El Clasico“.

REGUILON DHE VINICIUS – “Luajtën shumë mirë, të dy. Reguilon ishte sensacional, Vinicius po ashtu, i mungon veç qartësia para porte, por është i ri, do mësojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online