Ajeti i jep një dorë Bazelit, “shkëndija” e Lenjanit nuk i mjafton Sionit

Bazeli është ekipi i parë që kualifikohet në fazën gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës, pasi ka mundur në shtesë Sionin me rezultatin 2-4. Protagonistë edhe shqiptarët në këtë përballje, teksa Ermir Lenjani asistoi në golin e parë të ndeshjes, shënuar nga Morgado në minutën e 71-të.

Grgiç për tetë minuta shënoi edhe golin e dytë dhe askush nuk besonte se Bazeli do arrinte të reagonte. Albian Ajeti (u aktivizua në minutën e 32-të) hapi ndeshjen, pasi gjeti rrugën e rrjetës në të 82′. Dy minuta para fundit të takimit u akordua një penallti, që u kthye në gol nga Zufi.

Me rezultatin 2-2 në kohën e rregullt gjithçka shkonte në shtesë, aty ku Bazeli u tregua më konkret dhe arriti të realizojë dy herë me anë të sulmuesit Valentin Stoker. Me rezultatin 2-4 Bazeli fitoi dhe siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës.

Për Sionin në fushë ishin edhe Bastien Toma e Pajtim Kasami, kurse në krahun tjetër gëzoi i zakonshmi Taulant Xhaka. Nuk mungoi edhe një karton i verdhë për mesfushorin në shtesë. Edon Zhegrova ishte i grumbulluar dhe e ndoqi takimin nga stoli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online