Sokol Cikalleshi, rikthim pas… 45 ditësh

Sokol Cikalleshi është në kërkim të golit të parë sezonal. E nisi kampionatin në ligën e parë me Osmanlispor dhe më pas u transferua te Gëztepe. Dëmtimet e kanë penalizuar dhe deri më tani ka luajtur vetëm tre ndeshje.

Të fundit e kishte zhvilluar më 15 shtator. Dhjetë minuta në fushë dhe Gëztepe atëherë fitonte kundër Kajserispor me rezultatin e pastër 2-0. Sulmuesi kavajas në atë takim luajti vetëm 10 minuta dhe më pas i është dashur të presë për t’u aktivizuar sërish.

Pas rikuperimit, ditën e djeshme Cikalleshi u pa të luante sërish. Gëztepe u thye në transfertë nga Akhisarpsor, që e realizoi golin e avantazhit që në minutën e tretë të takimit. Sulmuesi u hodh në fushë në minutën e 62-të dhe u përpoq të shmangte humbjen e skuadrës së tij, por pa ia arritur qëllimit.

Gjithsesi aktivizimi i tij është një lajm i mirë dhe trajneri Kristian Panuçi ndoshta duhet ta hedhë ndonjë sy edhe nga sulmuesi 28-vjeçar i Gëztepe. Me kuqezinjtë ai numëron 27 ndeshje, por raportin me golin nuk është se e ka pasur të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online