Smolling nuk e di sa doli ndeshja: E zeruam Barcelonën!

Mbrojtësi i Mançester Junajtid Kris Smolling do të mbahet mend më së shumti për faktin se gjakosi Lionel Mesin në Old Trafford, por pas humbjes 1-0 ndaj Barcelonës duket se për 29-vjeçarin është sukses i madh fakti që humbja ishte aq e ngushtë, në shtëpi.

Për BT Sport, pas ndeshjes Smolling tha: “Ushtruam presion lart dhe ua vështirësuam gjërat. Mëkat që nuk shënuam, sepse mendoj se krijuam disa raste të mira.

Patëm një moment në pjesën e parë kur po vuanim dhe na kapi nervozizmi, por pas pushimit dominuam.

“E gjithë skuadra, e zeruam Barcelonën. Mendoj se David de Gea nuk kreu asnjë pritje tjetër. E dinim që duhej të gjenim intensitetin që Barça nuk është mësuar.

“Ishte një betejë e bukur, më vjen keq për kartonin tim të verdhë për faullin ndaj Luis Suarez, sepse nga gjithë ndërhyrjet që kreva, ishte më e buta“.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *