Eusebio Di Françesko dhe Roma kanë qenë shpesh drejt ndarjes këtë sezon. Humbja e fundit në derbi me Lacion riktheu zërat për largimin e tij, ndërkohë që tanimë ka edhe një shans që konsiderohet i fundit. Verdhekuqtë duhet të sigurojnë kualifikimin në çerekfinalet e Champions, ndryshe drejtuesit do të duhet të gjejnë trajnerin e ri. Ndeshja me Porton në mesjavë është vendimtare.
Sky Sport liston edhe kandidaturat për ta pasuar Di Françeskon dhe ata janë tre. Pista më e besueshme është ajo e Paulo Sozës, një trajner që e njeh kampionatin italian pasi më parë ka drejtuar Fiorentinën. Ai është i lirë, pasi që në tetor e ka mbyllur me kinezët e Tianjin Quanjian.
Lista pasohet nga Roberto Donadoni. Edhe ky është i pa angazhuar për momentin. Trajneri me eksperiencë shpëtoi vjet Bolonjën nga rënia prej Serisë A dhe është në pritje të një oferte. I fundit në listë është Kristian Panuçi.
Një rikthim të madh e konsiderojnë në Itali kalimin e tij te Roma. Momentalisht ai ka një kontrata me Federatën Shqiptare të Futbollit, ndaj për të ikur i duhet të bisedojë me kreun e saj, Armand Dukën. Gjithsesi, sikurse kuptohet, ai nuk është kandidatura kryesore dhe zërat për kalimin e tij te Roma janë një refren i përsëritur.