Champions League është drejt fundit, teksa mbrëmjen e sotme do të luhet edhe finalja e madhe mes Liverpulit e Totenhemit. Meqë gjithçka është në përfundim, gjiganti “BT Sport” ka bërë një sondazh për fansat, ku ata votojnë për formacionin e vitit.
Plot 1.5 milionë votues kanë zgjedhur formacionin dhe lojtarët më të përzgjedhur kanë përbërë formacionin e vitit në Champions League. Surprizat janë të bollshme, teksa normalisht ekipi që dominon është padyshim Liverpuli.
Më shumë se gjysma e formacionit është pjesë e “The Reds”, pra plot gjashtë lojtarë. E nisim që nga porta, ku qëndron Alison Beker. Më pas në mbrojtje De Ligt ëshët i rrethuar nga tre lojtarë të Liverpulit. Robertson e Aleksandër-Arnold nga krahët, ndërsa në qendër përkrah De Ligt është Van Dijk.
Mesi i fushës përbëhet nga tre lojtarë, ku spikat Frenki De Jong, i cili ka përkrah bashkombasin e tij Vijnaldum dhe Bernardo Silvën. Sulmi është gjithashtu i frikshëm, por pa emra si Ronaldon, Mbape apo Nejmar.
Lionel Mesi-Sadio Mane-Lukas Moura. Ndoshta është reparti i vetëm që mund të ketë polemika, pasi pjesa tjetër e formacionit duket “top”. Kristiano Ronaldo apo koreano-jugori Son kanë dhuruar ndeshje shumë të mira. Gjithsesi, votuesit kanë zgjedhur…
After 1??.5?? million votes, our Champions League team of the season.
As voted for by you.
??? pic.twitter.com/ywGg8tjdZb
— Football on BT Sport (@btsportfootball) May 31, 2019