Agjenti i Pol Pogbasë, Mino Raiola, ka dalë në mbrojtje të mesfushorit francez, duke iu përgjigjur me ironi të hidhur ish-legjendës së Mançester Junajtid Pol Skols, i cili deklaroi për Optus Sports: “Junajtid nuk ka liderë, ndaj mendova se Pogba do ishte kandidati ideal për të qenë i tillë, por nuk ka ndodhur kështu. Ai luajti sërish dobët dhe nuk ka qëndrueshmëri në lojën e tij”.
Pogba nuk ka reaguar, por e ka bërë agjenti i tij, edhe pse Raiola ka përdorur faqen e vet në Twitter për të dhënë mendimin e tij: “Disa njerëz duhet të flasin nga frika se do të harrohen. Pol Skols nuk do e njihte një lider edhe sikur të ishte përballë Sër Uinston Çërçill.
Some people need to talk for fear of being forgotten. Paul Scholes wouldn’t recognize a leader if he was in front of Sir Winston Churchill. @paulpogba
— Mino Raiola (@MinoRaiola) August 21, 2018
“Pol Skols ndoshta duhet të behet drejtor sportiv dhe të këshillojë Junajtid që ta shesë Pogbanë. Kushedi sa net pa gjumë do kaloja për t’i gjetur Pogbasë një klub të ri”.
Paul Scholes should become sports director and advise Woodward to sell Pogba. Would be sleepless nights to find Pogba a new club @paulpogba
— Mino Raiola (@MinoRaiola) August 21, 2018
Këto batuta nuk janë pritur mirë dhe ish-shoku i skuadrës së Pol Skols, Geri Nevil, ka shkruar në Twitter: “Le të shpresojmë që Pogba të bëhet lideri i agjentit të tij dhe t’ia mbyllë gojën!”.
Let’s hope @paulpogba leads his agent and shuts him up !
— Gary Neville (@GNev2) August 21, 2018