“Skënderbeu toleroi”, klubi reagon: E turpshme, jeni mësuar vetëm me fitore!

Skënderbeu u mposht nga Kukësi, ndërkohë që siç ndodh rëndom në vendin tonë aludimet janë të shumta. Në tribunën e stadiumit të Kamzës dëgjojë nga të gjitha. “O Cungu, hiqe atë Limajn nga loja”. Ndonjë tjetër ia lëshonte: “Këtë arbitrin (Juxhin Xhaja) e paska sjellë Partizani”.

Në rrjete sociale ka edhe nga këto të tjerat, “e la, s’e la”. Kushdo që e ka ndjekur ndeshjen dhe që “i ka dy pare mend”,  nuk mund të dyshojë. Luftë sportive në fushë, nervozizëm në ndonjë moment dhe në fund mërzi te korçarët e festë te Kukësi. A, po! Ndeshja u vendos nga një gabim njerëzor i portierit Aldo Teqja.

Trajneri Orges Shehi e mbrojti në fund. “Ne humbim si ekip, fitojmë si ekip. Nuk fiton mbrojtja, as mesfusha, apo sulmi e portieri. Për mua Teqja është portieri më i mirë në Shqipëri”, ishin fjalët e durrsakut që drejton Skënderbeun.

Fjalët e shumta i kanë prekur korçarët dhe në mes replikave të shumta në faqen zyrtare të klubit, mesazhi i Skënderbeut është: “Pse paragjykoni? Është e turpshme të lexosh komente të tipit e la, nuk e la pas çdo ndeshje. Ekipi është në një moment të keq! KAQ! 8 vite jeni mësuar vetëm me fitore, por ka dhe momente të tilla. Në vend të paragjykoni dhe ofendoni lojtarët, ndoshta do ishte më mirë që të mbështesni ekipin në momente të tilla”.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online