Skënderbeu “stonon”, Renova surprizon korçarët

0

Vetëm barazim pa gola. Skënderbeu “stonon” në miqësoren e dytë të luajtur gjatë fazës përgatitore, duke barazuar 0-0 përballë Renovës.

Me Kristi Vangjelin titullar në mbrojtje dhe me shiritin e kapitenit për këtë ndeshje dhe Oto Xhon që u aktivizua nga minuta e parë në sulm, skuadra e Orges Shehit u frenua përballë ekipit shqiptar të Maqedonisë. Edhe pse dominuan në lojë, korçarët nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara.

Oto Xhon shpërdoroi raste të shumta për shënim, ndërsa në pjesën e dytë edhe për shkak të aktivizimit të dhjetë lojtarëve të rinj, Skënderbeu e uli nivelin e lojës. Në fund një ndeshje, që më tepër se rezultati i shërbeu trajnerit Shehi për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve.

Ndërkohë, nuk mungoi as mbështetja e tifozëve të shumtë në numër, me 400 fansa të pranishëm në stadium. Edhe tribuna Vip ishte e mbipopulluar, ku përveç presidentit Takaj, kapitenit Radas dhe mesfushorit Bakari Nimaga, i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku, Sotiraq Filo.

Tashmë korçarët presin testet e radhës, ku nga tre ndeshje janë përcaktuar dy rivalë, Trepça ’89 dhe Besa e Kavajës. Skuadra është në rrugë të mbarë në pritje të kthimit të peshave të rënda, nga Radas e Nimaga, për të vazhduar me Muzakën. Skënderbeu do të mbetet gjithsesi i frikshëm.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.