Gjici nuk ndryshon kurrë, ua di “hilen” lojtarëve

0

Kukësi mori një kualifikim të çmuar, që e çon në 1.2 milion euro shumën e arkëtuar nga UEFA. Goli i Irakli Dzarias i çoi verilindorët nga “ferri” në “parajsë” dhe normalisht që ky sukses do të shpërblehet, sikurse edhe “Sport Ekspres” ka paralajmëruar prej ditësh.

Edhe pse loja mund të mos ketë qenë aty ku pritej, premtimi është premtim dhe do të ketë shpërblim për lojtarët dhe stafin teknik. Pritrt që 100 mijë euro të shpërndahen nga presidenti Gjici, që di si t’i kënaqë lojtarët. Premiot te Kukësi gjatë ndeshjeve ndërkombëtare janë normale, pasi numri një i klubit kuksian mendon gjithnjë që t’i motivojë lojtarët e tij, kjo sigurisht që vetëm e vetëm të ketë suksese.

Verilindorët kanë garantuar dhe katër ndeshje të tjera në Europë, pasi edhe nëse nuk ia dalin në raundin e dytë në Champions League do të zhvendosen në Europa League. kundërshtari i turit të dytë do të përcaktohet nesër nga dueli Karabag-Olimpja Lubjanë, me takimin e parë që u fitua minimalisht nga azerët në Slloveni.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.