Ronaldo i dashuruar me Juven? Presidenti i federatës spanjolle e nxjerr blof

Havier Tebas, presidenti i La Ligës, kthehet të flasë për transferimin e Kristiano Ronaldos te Juventusi. Nëse Ronaldo ka thënë se “Juventusin e doja prej kohësh dhe e kisha zgjedhur që përpara finales së Champions League”, presidenti i federatës spanjolle nxjerr në pah një të vërtetë tjetër…

Tebas u shpreh kështu për mediet spanjolle: “E vërteta është se Ronaldo u largua nga Spanja jo sepse ndihej keq apo jo më i rëndësishëm te Reali, por për motive fiskale. Në Itali, me normativën e re, do të paguajë më pak dhe edhe për Real Madridin ishte e vështirë që të ballafaqohej me këtë realitet… Nuk besoj se ka motive të mëdha për lamtumirën nga Reali, por çështja fiskale ishte tepër e rëndësishme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online