Korçarët kanë prezantuar sot në ambientet e stadiumit “Skënderbeu” afrimin më të fundit. Së bashku me presidentin Ardian Takaj është konkretizuar dhe arritja e marrëveshjes me sulmuesin Martin Nespor. Përmes faqes zyrtare në “Facebook”, Skënderbeu njoftoi se lojtari është bashkuar që sot në stërvitje me skuadrën: “Martin Nespor nis aventurën bardhëkuqe. Sulmuesi çek, Martin Nespor i është bashkuar sot klubit. 27-vjeçari pas seancës fotografike dhe konferencës për shtyp me mediat i është bashkuar ekipit në stërvitje”, përfundon statusi i Skënderbeut. Çeku konsiderohet si një nga afrimet më të bujshme të korçarëve dhe prej tij pritet shumë.