“Ndaj Shqipërisë do të jetë ndeshja jonë më e mirë!”

Një ndeshje jo si të tjerat. Por, kjo gjë dihej që kur ra edhe shorti. Fundja, mes dy fqinjëve, që i ndan vetëm një kufi, nuk mund të jetë njësoj si për të gjithë…Ndonjëherë të urryer mes tyre, ndonjëherë në paqe, herë të tjera indiferentë. Maqedoni-Shqipëri pritet me mjaft interes, aq sa në qytetin e Strumicës, ditën e sotme, ka qenë një festë e vërtetë. Motivi? Mbërritja e përfaqësueses maqedonase. Ndërkohë, për Igo Angelovskin, trajnerin maqedonas, skuadra e tij do të luajë ndeshjen më të bukur të këtyre kualifikueseve, kjo edhe për nder të sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, kapitenin Goran Pandev:

“Unë trajneri, por edhe lojtarët, jemi të lumtur që do të luajmë një ndeshje zyrtare në një qytet që na ka dhënë futbollistin më të mirë të historisë së futbollit maqedonas, Goran Pandev. Presim një tifozeri të zjarrtë, sepse vërtet që kemi nevojë për ata. Mendoj se do të luajmë një ndër ndeshjet tona më të mira dhe kam ndjesi të mira, përballë fqinjëve të tanë, që gjithashtu do të duan të bëjnë mirë, pasi kanë të njëjtat motivime. Kjo ndeshje na jep shumë, lojtarët janë gati që të japin gjithçka për të provuar deri në fund shanset për kualifikim. Formacioni? Nuk ka rëndësi se cila skuadër do të zbresë në fushë, por s’i do të luajë dhe çfarë do të japë. Pikërisht kjo mund të na çojë drejt suksesit”.

Revolucioni – Sakaq, te Maqedonia ka nisur një revolucion dhe rifreskim moshe, duke qenë se të paktën tri futbollistë që kanë qenë pjesë e U-21, i janë bashkuar ekipit të madh. Në ndeshjet e tjera kualifikuese, Çurlinov, Elmas dhe Atanasov ishin ende të rinj, por tani do të nisin të jenë pjesë e rëndësishme: “Ky revolucion ka sjellë edhe më shumë optimizëm dhe mjafton të flasim me shifra, ku në gjashtë ndeshjet e fundit kemi katër fitore, një barazim dhe një humbje dhe ajo erdhi ndaj Spanjës. Sakaq, për Shqipërinë mund të them se luajnë mjaft mirë dhe kanë një trajner të ri. Sigurisht, në këtë ndeshje s’do të qëndrojmë në mbrojtje, por do të bëjmë çmos për të fituar dhe jam i bindur që do të bëjmë më shumë se sa kundërshtari”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online