Agolli: Festimi në Elbasan? Vetëm spontanitet

 

Përkrah trajnerit të Kombëtares, Kristijan Panuçit, ishte dhe kapiteni Ansi Agolli. Dalja e parë para medieve për kapitenin kuqezi, pas ndeshjes me Litenshtejnin dhe nuk mund të komentonte dhe arsyet se pse vendosi që të mos dilte para gazetarëve, por dhe festimin e tij pas golit të shënuar. Agolli tregon se ishte vetëm një festim i momentit duke shmangur polemikat.

“Të shënosh është një ndjesi shumë e mirë, por më e rëndësishme është të arrijmë rezultatin”.

“Skuadra duhet të përqendrohet tek fusha. Të japim maksimumin, të ndihmojmë shoku-shokun që të shkojmë tek sukses. Çdo gjë tjetër ndikon negativisht në përqendrimin në lojë”.

“Gjendja ime është mjaft e mirë. E kuptoj ku doni të dilni. Kemi pasur një ecuri prej tre ndeshjesh negative gjithnjë kam dal dhe kam thënë atë që kisha për të thënë. Këtë herë nuk dola, nuk kam një arsye. Ashtu e mendova, nuk është se kam inat apo dua të bëj polemikë. Festimi? Erdhi në mënyrë spontane, nuk ka asnjë polemikë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online