Skënderbeu, Partizani dhe ekipi i preferuar: Soue hapet në “Instagram”

Ali Soue është konsideruar si një prej sulmuesve më të mirë që ka ardhur ndonjëherë në kampionatin shqiptar. 24-vjeçari ishte pjesë e Skënderbeut edicionin e shkuar, duke arritur që të fitonte dhe titullin kampion, duke realizuar po ashtu edhe 21 gola. këtë sezon, sulmuesi nga Gambia luan për skuadrën e CSKA Sofies, ne Bullgari, megjithatë duket se ka krijuar një lidhje të fortë me vendin tonë.

Mbrëmjen e djeshme, Soue ka zgjedhur që të komunikojë përmes Instagramit me ndjekësit e tij, ku ndër to ka dhe shumë shqiptar. Lojtari nuk ka nguruar që të jetë i hapur dhe i drejtpërdrejtë, me përgjigjet e tij, ndonëse është pyetur edhe për një mundësi për të qenë pjesë e Partizanit.

24-vjeçari nuk e sheh veten pjesë e “demave”, teksa përgjigjet me një “JO”. Nuk kishte si të mos pyetej nëse ekziston mundësi që një ditë ta shohim sërish me fanellën e korçarëve, por shkohet akoma dhe më tej, sidomos nëse Skënderbeu do të rikthehet në arenën ndërkombëtare. Autori i një goli këtë edicion në kampionatin bullgar e pranon se nuk është i lidhur me Korçën dhe se ai e ndjen veten një “ujk”, por lë të hapur gjithçka për të ardhmen.

“Më ka pëlqyer shumë koha kur kam qenë në Shqipëri dhe unë do të jem një ujk përgjithnjë. Unë nuk mund të parashikoj të ardhmen, por duhet të punoj fort tani dhe të presim se çdo të rezervojë e ardhmja. Skënderbeun apo CSKA-në? Të dyja”!

Nëse se keni ditur, Soue është tifoz i Arsenalit në arenën ndërkombëtare, diçka që ai vetë nuk nguron që ta tregojë me të gjithë mbështetësit e tij. Një “intervistë” ndryshe e Soues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online