Skënderbeu u mposht një ditë më parë nga Tirana, ndërkohë që për ndeshjen e radhës ka një mungesë të sigurt. Mbrojtësi Kaba Sambou ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk mund të luajë në sfidën e së dielës kundër Teutës.
Kapiteni Marko Radas, i cili mungoi ndaj Tiranës, nuk dihet nëse mund të luajë në sfidën me durrsakët. Kroati e shleu pezullimin prej të verdhëve, por Komisioni i Disiplinës ka nisur një proces hetimor për të dhe mesfushorin Idriz Batha. Pas ndeshjes Skënderbeu-Flamurtari ka pasur një incident dhe mbetet për t’u parë nëse do dënohem dhe sa nëse ndodh.
Kjo mban peng formacionin e Skënderbeut. Një opsion për të luajtur krah Pëllumbit është edhe Bruno Dita, i cili rikthehet nga pezullimi dhe mund të aktivizohet këtë javë. Mesfushori edhe më parë ka luajtur në qendër të prapavijës. Alternativa tjetër është Bruno Lulaj. “Xholi” i bardhekuqve është bashkuar me grupin kohët e fundit, por gjithçka varet nga ritmi që ai ka. Gjatë këtyre ditëve do të zgjidhen edhe dilemat për mbrojtjen te Skënderbeu.