Skënderbeu nuk e vret mendjen për Etikën, Shkodra sinjal i qartë

Donjet Shkodra është futbollisti më i ri i Skënderbeut. Mesfushori nga Kosova, i mrekullueshëm në sezonin debutues në Superiore, te Flamurtari, tashmë ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Korçë.

Shkodra shënoi 9 gola në Vlorë, thuajse të gjithë me gjuajtje nga distanca, ndërkohë që u kthye në idhull për tifozerinë vlonjate, që e ka pritur shumë keq lajmin e transferimit të tij pikërisht te Skënderbeu armik.

Megjithatë, Shkodra ka zgjedhur klubin më të organizuar dhe korrekt në Shqipëri, pasi vuajti shumë, si gjithë skuadra vlonjate, këtë sezon të trazuar, me pagat që në vlorë u kthyen një makth dhe janë paguar një herë në disa muaj, ndërsa nuk janë shlyer ende pagat e muajve të fundit, për faktin e thjeshtë se Sinan Idrizi po has probleme për të futur fondet në Shqipëri, duke mos pasur status të qartë në administrimin e klubit.

Tani Shkodra është prezantuar dhe nis aventurën e tij të re, ndërsa ky është një sinjal i fortë se Skënderbeu nuk pret asnjë dënim nga Etika, edhe pse flitet e stërflitet sikur nesër do bëhet nami. Nëse drejtuesit e Skënderbeut dinë diçka që ne nuk e dimë, apo po luajnë “blofin”, kjo mbetet për t’u parë kur Etika të vendosë përfundimisht në lidhje me dosjen e famshme të UEFA-s në ngarkim të Skënderbeut, i akuzuar për përfshirje në trukime gjatë viteve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online