Gjatë qëndrimit në Slloveni, Skënderbeu provoi disa lojtarë, midis të cilëve ishte edhe sulmuesi Çitiza nga Zimbabve. Ai u aktivizua në miqësoren e fundit ndaj Domzhales, por dje, me kthimi e Skënderbeut, Çitiza apo lojtarë të tjerë nga Kosova e vende të tjera, që ishin në provë, u kthyen andej nga kishin ardhur. Ishin lojtarë që ndoshta premtonin për të ardhmen, por nuk e bindën Dajën për të veshur fanellën e Skënderbeu.
Skënderbeu afron edhe Gerti Koten
Risia e Skënderbeut në Slloveni ishin tre të rinjtë nga akademia e klubit bardhekuq. Nën urdhrat e Dajës ishin Anteo Osmanllari, Jorgo Pëllumbi dhe Uerdi Mara, të cilët do të vijojnë të jenë me ekipin e parë. Dy prej tyre ishin edhe në listën e federimit për ndeshjet e Europa League, Osmanllari dhe Mara. Por mësohet se ndoshta qysh nesër në radhët e skuadrës bardhekuqe do të jetë edhe një tjetër talent i akademisë, Gerti Kote. Në sezonin e fundit mesfushori luajti me të rinjtë e trajnerit Jani Kaçi, ndërsa në vazhdim do të jetë në shërbim të Dajës.