Fantazi nga Egjipti për kampionët

Jurgen Zela

Rikthehet përsëri pista e egjiptianit Mohamed Ibrahim. Mesfushori i përfaqësueses së Egjiptit, pritet të bëhet goditja më e madhe e merkatos së verës, kjo pasi stafi i Kukësit e pëlqen shumë lojtarin dhe beson se do të ishte një vlerë e shtuar për skuadrën. Pretendimet e mëdha financiare bënë që bisedimet të ngecnin, por tashmë duket se klubi dhe menaxheri i lojtarit kanë ulur pretendimet e tyre, duke bërë që Kukësit të rikthejë përsëri sytë për një marrëveshje të mundshme.

Ibrahim është pjesë e klubit të njohur egjiptian Zamalek, që beson tek aftësitë e 25-vjeçarit dhe nuk dëshiron ta lëshojë falas, ndaj opsioni për Kukësin është huazimi, gjithnjë në rast se vetë mesfushori nuk lirohet nga kontrata, pasi ka mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit egjiptian dhe ka kërkuar largimin.

Palët duket se janë pranë arritjes së një marrëveshje 1-vjeçare, por dita e sotme pritet të jetë vendimtare për këtë çështje. Sigurisht që gjithçka mbetet tek detajet financiare, për të cilat do të vendosin nëse ky transferim do të kryhet apo jo.

Mesfushori e ka pasur kulmin e karrierës së tij në sezonin 2014-2015, kur luante në kampionatin portugez me skuadrën e Maritimos. Sezonin e fundit, egjiptiani ka arritur që të realizojë katër gola. Afrimi i tij mund të mbyllte dhe merkaton e Kukësit para ndeshjeve të Championsit, gjithnjë nëse në horizont nuk do të jetë ndonjë goditje e çmendur surprizë.

Skeda
Emri: Mohamed
Mbiemri: Ibrahim
Vendlindja: Egjipt
Mosha: 25 vjeç
Pozicioni: Mesfushor
Karriera
2015/2017 Zamalek
2014/2015 Martimo
2010/2014 Zamalek

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online