Titulli është objektivi, por Skënderbeu-Kukësi vlen vetëm tre pikë. Llogaritë bëhen në fund dhe të dyja skuadrat duan maksimumin sot, pasi për vazhdimësinë është e rëndësishme. Korçarëve u kthehen tifozët, ndërkohë që për trajneri Orges Shehi grupi është thuajse i plotë.
Sambou i pezulluar mungon, por në fushë do të jetë formacioni tip që durrsaku ka preferuar më së shumti që nga ndeshja e Superkupës e në vazhdim. Te Kukësi situata është e mirë gjithashtu. Musolli, i operuar në ligament, do të mungojë gjatë.
Edhe Rrumbullaku nuk është ende i gatshëm, por Zguro në të majtë po bën mirë dhe jep siguri. Kundër Skënderbeu është programuar që Çyrbja ta nisë nga minuta e parë, në vend të Ethemit. Me shumë gjasa nuk do të ketë ndryshime të tjera.
Kategoria Superiore – Java 7
E enjte, më 4 tetor, ora 17:45
Skënderbeu-Kukësi
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Demte, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi
Kukësi: Frashëri, Maliki, Cuculi, Shameti, Zguro, Limaj, Shkodra, Tigruxha, Uilliam, Çyrbja, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu
Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha, Dojando Myftari, Ermal Barushi Gjyqtarë linje: Enea Jorgji, Olsi Sokoli
Delegat: Uvil Zajmi; Vëzhgues: Idriz Gashi